Rezervuan te hoteli me çmimin marramendës për një natë pas dasme, çiftit i ndodh e papritura, cila ishte përgjigjja e stafit?


Gazeta Express
8 Gusht 2019 13:58

Një çift i sapomartuar mbetën pa fjalë dhe të befasuar pasi u refuzuan nga stafi i hotelit sepse nuk kishin marrë me vete kartat e ID pas mbrëmjes së dasmës.

Emma Hulligan kishte rezervuar me çmimin marramendës (që nuk është bërë e ditur) një natë qëndrimi në Hotel Britannia Adelphi në Liverpool për të dhe burrin e saj me parat e dhuruara për dasmën nga prindërit e saj.

25-vjeçarja tha që ajo siguroi rezervimin përmes telefonit dhe iu tha që ajo mund të paguante kur të bënte check-in.

Ndërsa çifti mbërriti, ajo veshur me fustanin e bardhë dhe burri me kostumin e zi të dasmës, stafi i hotelit u tha atyre që nuk mund të qëndronin sepse nuk kishin asnjë mjet identifikimi.

Cifti, i cili nuk i kishte telefonat me vete por vetëm një çantë të vogël që nëna e Emës e kishte përgatitur, nuk kishin zgjidhje tjetër përveç që të ktheheshin në shtëpinë e prindërve të tyre pas ditës së tyre të veçantë.

E stresuar dhe e mërzitur, Ema u përpoq të kontaktonte me një menaxher dhe vetëm 10 ditë më vonë, asaj iu tha që do të marrë një rimbursim dhe do t’i kërkohej falje.

Ajo tha: “Na ka kushtuar gjithato para për një natë që ne as nuk e shijuam. Hoteli më kontaktoi sot për të thënë se u vinte keq dhe se mund të më ofrojnë mua dhe burrin tim një natë në një nga hotelet e tyre me ulje çmimi”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart