Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut - Gazeta Express
string(66) "rexhepi-ka-levizje-pozitive-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-njeriut"

Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 13:43

Kosova ka shënuar lëvizje pozitive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi dhe afirmimi i komunitetit serb.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi,gjatë takimit të radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Lexo Edhe:

Zëvendëskryeministrja Rexhepi u shpreh se ka edhe lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut.

Teksa ka listuar disa nga të arritura që janë bërë, Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës.

Ajo tha se si shtet duhet të ofrohet respektim për të gjithë qytetarët të Kosovës duke nisur nga Leposaviqi e deri në Dragash.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka konsideruar inkurajues faktin që janë rritur përpjekjet për zbatim të rekomandimeve të jepen nga institucioni që drejton ai.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, Habit Hajredini u shpreh se programi qeverisës për të drejtat e njeriut ka katër objektiva kryesore si: përmirësimi i qeverisjes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, promovimi i jetës së shëndetshme dhe lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.  

Bazuar në këtë program, Hajredini u shpreh se ka disa përmirësime kyçe si futja në funksion i kornizës së tregues të të drejtave të njeriut, respektimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe të tjera.

Krahas të arriturave, Hajredini theksoi se nevojitet mobilizim institucional për zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut.

Në këtë takim tëGrupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile që merren me këtë aspekt./KP/