Rexhep Selimi ka disa fjalë për ata që “po shesin trimëri” e po e krahasojnë virusin me luftën - Gazeta Express
string(92) "rexhep-selimi-ka-disa-fjale-per-ata-qe-po-shesin-trimeri-e-po-e-krahasojne-virusin-me-luften"

Rexhep Selimi ka disa fjalë për ata që “po shesin trimëri” e po e krahasojnë virusin me luftën

Gazeta Express

09/04/2020 18:10

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, përmes një reagimi në facebook, ka thënë se reagimet e njerëzve se gjoja virusi Covid-19 nuk mundet tu bëj asgjë, meqë as plumbi në luftë nuk iu ka bërë asgjë janë të gabuara.

Ai ka thënë se trimëria duhet ruajtur e treguar aty ku e ka vendin dhe se trimëri është të mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

Lexo Edhe:

Shkrimi i plotë i Selimit:

“S’KA TRIMNI E BURRNI ME VIRUS”

Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…”

Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin!

Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin.

Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!…

Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.