Revizioni për testet mësimore: Maqedonia e Veriut dhe Greqia para miratimit të historisë


Gazeta Express
19 Maj 2019 12:29

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë kryer revizion të detajuar dhe gjithëpërfshirës në planet mësimore të historisë, librat dhe materialet e mëtutjeshme mësimore që përdoren në dy vendet.

Kjo u theksua në deklaratën e përbashkët nga mbledhja e katërt e Komitetit të përbashkët interdisiplinor të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë së mbajtur në Ohër.

Në deklaratën përbashkët theksohet se “materiali i lartpërmendur duhet që në periudhë më të shkurt të afatit kohor të lirohet nga referencat irredentike dhe vizionare, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

“Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe në pajtim me qëllimet e pjesëtarëve të UNESKO-s dhe të Këshillit të Evropës është miratuar metodologjia, e shkruar në konkluzionet për revizion të planeve arsimore dhe librave. Të dy delegacionet janë pajtuar ta nxisin kyçjen e më shumë përmbajtjeve në fushën e kulturës dhe artit në arsim me qëllim të ndërtimit të pamjes pozitive për tjetrin”, theksohet në deklaratën e të dy delegacioneve.

Në ngjarje, shtohet në kumtesë, është arritur edhe kornizë kohore për aplikimin e gjetjeve të Komitetit të përbashkët interdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore dhe arritjet e rekomandimeve relevante deri te Këshilli për bashkëpunim të lartë.

Te fundit


Kthehu lart