Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia aleat kryesor i Serbisë - Gazeta Express
string(87) "reuters-shkruan-per-arrestimin-e-gazetares-ruse-ne-kosove-rusia-aleat-kryesor-i-serbise"

Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia aleat kryesor i Serbisë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 8:21

Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova. Për këtë ka shkruar Agjnecia Ndërkombëtare e Lajmeve “Reuters”.

Reuters shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme për ndonjë koment, derisa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.

Lexo Edhe:

Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.

“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanskione””, shkruan Reuters. /GazetaExpress/