Reuters publikon bisedën mes oficerit izraelit dhe rojës së ndërtesës 13-katëshe që u shemb - Gazeta Express
string(91) "reuters-publikon-biseden-mes-oficerit-izraelit-dhe-rojes-se-nderteses-13-kateshe-qe-u-shemb"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 9:40

Reuters publikon bisedën mes oficerit izraelit dhe rojës së ndërtesës 13-katëshe që u shemb

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 9:40

Roja e ndërtesës flet në telefon me qëllim, duke lëvizur poshtë e lart një rruge të qetë në Gaza. Në disa pamje të siguruara nga një kalimtar, Jamal Nasman nuk shfaqte panik. Megjithatë, ajo që po e dëgjonte në telefon ishte jashtëzakonisht serioze.

Reuters

Lexo Edhe:

Ai më vonë i tha agjencisë Reuters se një oficer izraelit ishte duke i dhënë paralajmërim paraprak se blloku 13-katësh, të cilin ai e ruante, do të jetë cak i një sulmi ajror. Izrali ka thënë se militantët e Hamasit e kanë përdorur ndërtesën, transmeton Gazeta Express.

Gjatë eskalimit më të ashpër të luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve që nga viti 2014, kjo është ajo që Nasman foli në bisedën telefonike të së martës:

“Sa kohë dëshiron?” Nasmani ndalet që të dëgjojë. “Dy apo tri orë? Ti the dy ose tri orë dhe askush s’duhet të jetë aty?” Pushim. “Pra, unë duhet të shkoj në bllok dhe t’u them se askush nuk duhet të vijë?”

Një burrë tjetër afrohet, i interesuar për ta dëgjuar atë që telefonoi. “Mirë, e mora vesh. Droni do ta godasë një herë dhe më pas dy herë të tjera.” Pushim. “Pastaj do ta sulmoni bllokun.” Babai 67-vjeçar i tetë fëmijëve ndalet përsëri. “Po, në rregull, s’ka problem, vetëm një moment… të gjithë kanë dalë nga ndërtesa, edhe ata nga ndërtesat përreth po qëndrojnë në rrugë, nuk është askush aty.”

Ndërtesa që kishte hapësira për banim dhe zyra të Hamasit, për të cilat Izraeli tha se përfshinin operacione ushtarake dhe të inteligjencës, u evakuua. Së pari, ndërtesa u godit nga raketa të vogla, pastaj për një moment u shemb. Disa orë pas shkatërrimit të saj, Izraeli konfirmoi se u ka dhënë paralajmërim paraprak civilëve që të largohen.

Sidoqoftë, banorët e Gazës dhe palestinezët tjerë thonë se veprimet e Izraelit janë pa kritere dhe kanë për qëllim që t’i ndëshkojnë komunitetet, jo vetëm militantët. Ata thonë se shumica e vendeve goditen pa paralajmërim paraprak.

“Ne zgjedhim koka luftarake me vdekshmëri të nevojshme për t’i goditur ata që duhet goditur dhe për ta pakësuar ndikimin te të tjerët”, tha një zyrtar izraelit në kushte anonimiteti, duke shtuar se një proces i kujdesshëm i inteligjencës është kryer para sulmeve./Përktheu: Nasuf Abdyli – Gazeta Express