Resul Sinani për sulmin ndaj T7: Politika të qëndrojë larg mediave


Gazeta Express
22 Gusht 2019 17:47

Anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Resul Sinani, ishte i ftuar në emisionin Frontal në T7. Ai ka folur për aderimin e tij në AAK, por edhe për sulmin që PDK’ja i ka bërë të enjten ekipit të T7.

Sinani ka thënë se incidente të tilla nuk duhet të ndodhin në një shtet të lirë dhe demokratik. Ai ka shtuar se politika duhet të qëndrojë larg mediave.

“Konsideroj që incidente të tilla nuk duhet të ndodhin, një situatë e tillë nuk duhet të jenë në një shtet demokratik dhe të lirë, për mua kjo është një incident që flet ku është liria e mediave për të cilën të gjithë do duhet të luftojmë, konsideroj që s’duhet të mbërrijë situate këtu. Politika duhet të rrijë larg mediave”, ka thënë Sinani në T7.

Ndryshe, Sinani ka punuar si gazetar në televizionin publik, RTK./GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart