Reshjet e shiut, Hyseni deklarohet për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika, qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes - Gazeta Express
string(141) "reshjet-e-shiut-hyseni-deklarohet-per-situaten-ne-gjilan-eshte-intervenuar-ne-disa-pika-qytetaret-te-tregojne-kujdes-te-shtuar-gjate-levizjes"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 15:49

Reshjet e shiut, Hyseni deklarohet për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika, qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 15:49

Alban Hyseni, kryetari i Gjilanit, ka reaguar lidhur me vërshimet e sotme, duke thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut.

Hyseni i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Postimi:

Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit.

U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement