Reshje bore në shumë pjesë të Kosovës - Gazeta Express
string(37) "reshje-bore-ne-shume-pjese-te-kosoves"

Reshje bore në shumë pjesë të Kosovës

Gazeta Express

02/02/2023 23:39

Reshje intensive bore kanë filluar sonte në shumë pjesë të Kosovës.

Nga Prishtina, Mitrovica, Fushë Kosova e Podujeva, qytetarët kanë ndarë video e fotografi nga bora që këtë dimër ka munguar.

Lexo Edhe:

Portali për parashikimin e motit, MeteoBallkan ka publikuar disa video nga disa qytete të Kosovës ku tashmë kanë nisur reshjet.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuara tëmeperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme me -2 gradë Celsius minimalen dhe 2 gradë Celsius maksimalen. /GazetaExpress