Reshitaj kërkon unitet të partive politike për ta luftuar pandeminë Covid-19 - Gazeta Express
string(76) "reshitaj-kerkon-unitet-te-partive-politike-per-ta-luftuar-pandemine-covid-19"

Reshitaj kërkon unitet të partive politike për ta luftuar pandeminë Covid-19

Gazeta Express

17/11/2020 14:43

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi nga partitë politike unitet për menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se nga debati i sotëm duhet të dilet me rekomandime për gjendjen me pandeminë.

Lexo Edhe:

“Ne duhet të lëmë anash politikën e të flasim e veprojmë me një gjuhë të përbashkuar në mbrojtje të qytetarëve tanë. Tani më shumë se kurrë është momenti për unitet të të gjithëve, e veçmas politikbërsve”, shtoi ajo.