Komisioni për Shëndetësi do t'i çojë në Prokurori tenderët e MSH-së që u dhanë gjatë pandemisë - Gazeta Express
string(94) "komisioni-per-shendetesi-do-ti-coje-ne-prokurori-tenderet-e-mshse-qe-u-dhane-gjate-pandemiseee"

Komisioni për Shëndetësi do t’i çojë në Prokurori tenderët e MSH-së që u dhanë gjatë pandemisë

Gazeta Express

27/05/2020 14:40

Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryetarja e komisionit nga AAK-ja, Albena Reshitaj, ka deklaruar se si komision kanë nisur hetimet lidhur me keqpërdorimet e tenderëve në kohë pandemie nga Ministria e Shëndetësisë.

Reshitaj njoftoi se në komision u vendos që raportin e MSH-së ta dërgojnë në Prokurori.

Lexo Edhe:

Siç tha ajo, kjo gjë po bëhet për ta rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

“Sot në komision shqyrtuam raportin e MSh-së lidhur me disa tenderë që janë realizuar gjatë pandemisë. Ne votuam kërkesën për ta shqyrtuar lëndën në organet e drejtësisë, pasi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të vendit”, tha Reshitaj.

Më pas, Reshitaj sqaroi se dyshimet qëndrojnë te ngritja e çmimeve, favorizimi i disa kompanive, si dhe konflikte të ndryshme të interesit gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo ftoi organet e drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën e ta rikthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. “Dyshimet janë me çmimet abuzive të tenderëve, favorizimet me disa kompani e firma dhe konflikte të ndryshme të interesit. Disa nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së shprehën disa shqetësimet me këto keqpërdorime lidhur me këto kontrata”.

Ajo i ka ftuar organet e drejtësisë që të merren me rastin dhe e vërteta të dalë në pah.

“Ftoj organet e drejtësisë që të merren menjëherë me rastin e të nxjerrin në pah të vërtetën dhe ta rikthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, u shpreh Reshitaj.