Reqica i Grupit Kumanova: Kemi pasur përkrahje e shtyrje nga Kosova, do të vijë koha të flasim me emra e mbiemra - Gazeta Express
string(110) "reqica-i-grupit-kumanova-kemi-pasur-perkrahje-e-shtyrje-nga-kosova-do-te-vije-koha-te-flasim-me-emra-e-mbiemra"

Reqica i Grupit Kumanova: Kemi pasur përkrahje e shtyrje nga Kosova, do të vijë koha të flasim me emra e mbiemra

Lajme

Gazeta Express

10/05/2023 17:36

Fatmir Reqica një prej anëtarëve të Grupit Kumanova që është dënuar me 40 vjet burg, ka thënë se për popullin shqiptarë janë çlirimtarë. Përmes një lidhjeje direkte nga burgu i Idrizovës për FRONTAL të t7, Reqica ka thënë se diskriminimi që po i bëhej popullit shqiptar, ishte një prej arsyeve pse e morën atë rrugëtim nga Kosova për në Maqedoni.

“Na për shqiptarët jemi çlirimtar dhe luftëtar të popullit tonë. Duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhen në Maqedoni, diskriminimi që iu bë popullit shqiptar. Jemi ardhur me vullnet të mirë me ideal për bashkim kombëtar”, ka thënë Reqica me rastin e 8 vejtori të ngjarjes së Kumanovës, raporton Express.

Lexo Edhe:

Ai ka shpjeguar edhe një prej fotografive ku shihet bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë, disa të vrarë e disa në burg.

“Në atë foto disa janë dëshmorë e disa jemi nëpër burgje. Në kufirin Kosovë-Maqedoni. Në një fshat që e lidh kufirin. Nuk ka qenë e lehtë ta kalojmë kufirin por kemi pasur kujdes të shtuar gjatë gjithë rrugës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kanë pasur përkrahje nga Kosova, Reqica ka thënë se kanë pasur përkrahje, por se do të vijë koha kur do të zbulohen me emra e mbiemra se kush i ka mbështetur e kush i ka shtyrë për të marrë vendimin për t’u nisur drejt Kumanovës.

“Për fat të keq te na në Kosovë, nuk është folë. Sepse ne kemi pasë mbështetje nga Kosova. Kemi pas mbështetje nga shokët dashamirët, s’i kemi përmendur. Do të vijë një ditë do t’i përmendim me emra e mbiemra, se kush na ka mbështet dhe na kush na ka shty”, ka thënë ai.

Reqica ka treguar se është i dënuar me 40 vite burg dhe potencon se detyrën e tij e ka kryer.

“Unë jam 40 vjet i dënuar. Detyrën time e kam kryer”, ka deklaruar ai./Express/