“Republika e Parë”, dështimi i madh i Mero Bazes - Gazeta Express
string(45) "republika-e-pare-deshtimi-i-madh-i-mero-bazes"

Arte

Gazeta Express

28/11/2022 15:00

“Republika e Parë”, dështimi i madh i Mero Bazes

Arte

Gazeta Express

28/11/2022 15:00

Veç një autor i urryer si Mero Baze ka fuqinë që për një temë pothuajse të pakapshme, kaosin e Kosovës së viteve ’90

Nga Beqë Cufaj

Lexo Edhe:

 prandaj edhe suksesshme. Shtrirja kronologjike e kapitujve, narracioni i shkurtër, burimet dhe fusnotat e konsultuara, mënyra e intervistimit me personazhe kyçe të librit, faksimilet dhe faktet që nxjerr autori i shkojnë dhe qëndrojnë tërë narracionit i cili nuk çalon asnjë çast.  Prandaj edhe përmbush çdo kërkesë të profilit të secilit lexues: edhe studentit që don të dijë për kohën gjëmës së madhe të kombit; edhe personazhit periferik që gjen veten në kronikat e trazuara të Kosovës, Shqipërisë, rropatjeve e përpëlitjeve kombëtare e ndërkombëtare të asaj periudhe kohore; edhe publicistit që don të mësojë si ndërthuret historia me publicistikën; edhe shkencëtarit që don të kap burimin e trajtimit; edhe shtëpiakes së re që don të mësojë me çfarë janë përballë paraardhësit e saj!  Mjeshtërisht autori nis shtegtimin në periferi të historisë (heqja e autonomisë së Kosovës), për t’iu futur periudhës së kohës së vrullit të madh (pluralizmit politik në Kosovë), sfidës për të shkrepur plumbat e parë dhe vetmisë së madhe të vetmashtrimeve (fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë, luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Konferenca e Londrës) por edhe besimit të patundur që “do t’ia dalin”- edhe atëherë kur në këtë nuk besonte askush.   Por, ajo që këtë libër e bën kaq të veçantë, është fakti që autori, si asnjë deri më sot, nuk bie në kurthin e partizimit as grupëzimit të “krahëve” shqiptarë. Përkundrazi, ky libër është një nga të paktët, për të mos thënë të vetmit që përmes portretizimit të personazheve kryesorë, Ibrahim Rugovës në njërën anë dhe Bujar Bukoshit në anën tjetër, përmes Hashim Thaçit e deri tek Sali Berisha e Adem Demaçi nga kampi i kundërt, nuk kursehen nga argumentimet e bazuara në fakte dhe faksimile. Dhe nga mjeshtria e përshkrimit. Për Rugovën e Bukoshin me simpati. Për Berishën e Demaçin me antipati. Të dyja të argumentuara dhe mjeshtërisht gravuara.

Nuk do të ishte Mero Baze, autori që është, poqese këtë libër kaq voluminoz, të mos i kishte edhe notat e tij krejt personale. Zaten veç një autor i rryer si Mero Baze ka fuqinë që për një temë pothuajse të pakapshme, kaosin e Kosovës së viteve ’90, të gjejë kohën por para së gjithash  piketojë momente argëtuese si ai me Adin, militantin e Socialistëve që pret në parkingun e Partisë Socialiste dhe autorit të librit, në prag të vizitës së parë të Ibrahim Rugovës… “Ai me shall?… uf… po ai është i Saliut” i thotë Adi Mero Bazes!

Por librit nuk i mungojnë as dramat. Rresht pas rreshti. Faqe për faqe. Kapitull pas kapitulli. Si humbjet: Konferenca e Londrës dhe sidomos ajo e Daytonit. Ashtu edhe Fitoret: Sidomos Konferenca e Rambouillet e cila s’ka si të mos të të mbajë me një frymë pasi që në të, për të folur me autorin Mero Baze edhe (për)jetësohen letrat- qoftë në mënyrë profetike e tragjikomike të përshkruara nga Ismail Kadare në vitin 1984 tek “Viti i Mbrapshtë”, ashtu edhe në mënyrë kozmike të propaguara nga “profeti” Ibrahim Rugova dhe realizuara nga NATO që krah për krah me UÇK-në të nis çlirimi i tokave shqiptare…

Toka këto të cilat Mero Baze me i don në mënyrë të pakushtëzuar. Ashtu siç e don Rugovën, Bukoshin, UÇK-në, shqiptarët e Amerikën!

Dhe për këtë çlirim të tokave shqiptare, them që më në fund, kemi një “dëshmi” të parë të madhe. Dëshminë e autorit Mero Baze. Dëshmi kjo të cilën do të dëshiroja të ketë çdo shqiptar në shtëpinë e bibliotekën e tij. Për veten e vet por edhe për brezat që vijnë.  Dëshminë e Mero Bazes i cili, sikur ta kishte lexuar epikun më të madh të Amerikës, William Faulkner, qysh në fillim të këtij librit të tij të jashtëzakonshëm, flet për “dështimin”.

Edhe William Fualkner ka shkruar për dështimin. “Çdo libër është një dështim. Ka dështime të vogla dhe dështime të mëdha. Sa më i më madh dështimi aq më i madh edhe libri”,shkruante Faulkner.

Edhe Mero Baze me “Republikën e Parë” ka dështuar. Por ky dështim është më i madhi që ndonjëherë është botuar në letrat shqipe për Historinë e Republikës së Parë të Kosovës.