Reprezentuesi kosovar i kthehet futbollit pas dy vjetësh suspendim nga UEFA shkaku i dopingut - Gazeta Express
string(93) "reprezentuesi-kosovar-i-kthehet-futbollit-pas-dy-vjetesh-suspendim-nga-uefa-shkaku-i-dopingut"

Gazeta Express

19/02/2020 12:27

Reprezentuesi kosovar i kthehet futbollit pas dy vjetësh suspendim nga UEFA shkaku i dopingut

Gazeta Express

19/02/2020 12:27

Bajram Jashanica do t’i kthehet futbollit në fundjavën që po vjen përmes ndeshjes që skuadra e tij, Skënderbeu, do ta zhvillojë kundër Teutës në kampionatin shqiptar.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i suspenduar nga UEFA shkaku i përdorimit të substancave të ndaluara si lojtar i Skënderbeut, klub ky që po ashtu po e vuan një dënim të rëndë nga UEFA shkaku i kurdisjeve, raporton Gazeta Express.

Tashmë dy vite kanë kaluar, ndërsa 29-vjeçari do t’i kthehet futbollit aty ku e kishte ndërprerë – te Skënderbeu në kampionatin shqiptar – ndonëse sikur të mos dënohej me shumë gjasë sot do të ishte duke luajtur në ndonjë nivel më të lartë, në ndonjë klub evropian, pasi ofertat për shërbimet e tij nuk ndaleshin në adresën e klubit korçar.

Lexo Edhe:

Jashanica gjatë këtyre dy vjetëve sa ishte i suspenduar sigurisht se ka humbur edhe shumë ftesa nga Kombëtarja e Kosovës. Ndërsa, rikthimi i tij në ekipin e “Dardanëve” mund të ndodh nëse Jashanica nuk e ka “harruar zanatin”. /GazetaExpress/