Reperja e njohur do t'i nënshtrohet një operacioni urgjent, anulon të gjitha koncertet - Gazeta Express
string(84) "reperja-e-njohur-do-ti-nenshtrohet-nje-operacioni-urgjent-anulon-te-gjitha-koncertet"

Reperja e njohur do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent, anulon të gjitha koncertet

Rozë

Gazeta Express

21/05/2022 12:53

Doja Cat ka njoftuar se ka anuluar shfaqjet në festivale dhe një turne me The Weeknd, për t’u rikuperuar nga operacioni i bajameve që do t’i nënshtrohet.

Lajmin e bëri të ditur, përmes një postimi në Twitter.

Lexo Edhe:

“Përshëndetje, doja që së pari ta dëgjonit nga unë”, shkroi ajo në Instagram. “Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt të jetë e mundur. Operacioni është rutinë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes”.

“Kjo do të thotë se duhet të anuloj festivalin tim këtë verë, si dhe turneun e The Weeknd. Ndihem shumë keq për këtë, por mezi pres që të shërohem dhe t’i rikthehem muzikës”.