Reperi i njohur, Onat raportohet të jetë ndarë nga e dashura e tij, Fortesa Jakupi. Mësohet se dyshja kanë qenë në një lidhje prej vitesh.
Mirëpo, së fundmi ata kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen tashmë.
Burimet e emisionit Prive, kanë konfirmuar lajmin. Prive thekson se zërat për ndarjen janë më se të vërteta.
Kujtojmë që reperi Onat gjithnjë e ka mbajtur sa më private lidhjen e tij.