Renee feston ditëlindjen, kështu e urojnë Nora e Roberti


Gazeta Express
15 Maj 2019 14:13

Vajza e Norës dhe Robertit po feston sot ditëlindjen e katërt.

Renee Berisha, vajza e Nora Istrafit dhe Robert Berishës, po fseton sot ditëlindjen.

Me këtë rast, të dy prindërit kanë postuar në profilin e tyre në Instagram nga një foto për të uruar vajzën e tyre të vetme bashkë, shkruan Gazeta Express.

Nora ka postuar një video të Renee-së ku shihet duke puthur një qenush, e me sa duket ato po kalojnë një ditë bashkë në ndonjë park apo kopsht zologjik.

Ndërsa Roberti ka zgjedhur fotografi të vjetra të tij me Renee-në dhe një ku shihen familja bashkë, pasi ai edhe nuk po gjendet në Kosovë./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart