RENEA ekzekuton Lefter Zhidron, i moshuari rezistoi deri në fund duke qëlluar drejt policisë - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2020 18:09

RENEA ekzekuton Lefter Zhidron, i moshuari rezistoi deri në fund duke qëlluar drejt policisë

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2020 18:09

Të shtëna me breshëri e shpërthime granatash, më pas heshtje. Ka përfunduar aksioni i forcave speciale të policisë, të cilët kanë ekzekutuar 71 vjeçari Lefter Zhidru.

Ky i fundit prej 5 orësh qëndronte i ngujuar në banesën e tij, fill pasi i qëlloi me armë kallashnikov disa oficerëve të policisë, që kishin shkuar për ta arrestuar.

Gjithçka nisi pas një sherri mes tij e ish gruas së 71 vjeçarit. Lefter Zhidro shkoi të marrë armën për të vrarë ish gruan, por kjo e fundit e ka kuptuar situatën dhe është larguar nga banesa. Më tutje ajo ka marrë në telefon policinë dhe një patrullë e forcave të rendit ka shkuar në vendngjarje.

Menjëherë policët janë përballur me plumbat e kallashnikovit të 71 vjeçarit, i cili ka dalë në ballkon dhe ka shtënë. Asnjë oficer policie nuk u plagos, por nga breshëria e plumbave që qëlloi 71 vjeçari, u plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit.

Që nga ky moment dhe për 5 orët në vijim, Lefter Zhidro qëndroi i ngujuar në banesë dhe refuzoi të dalë, pavarësisht negociatave me RENEA-n, vajzën e tij dhe të tjerë.

Kësisoj RENA ndërhyri dhe me të shpërthyer derën e banesës së Zhidros, është gjetur nën zjarr prej tij. Operacioni përfundoi në vrasjen e 71 vjeçarit.

Në detajet e përcjella nga policia përmes një njoftimi zyrtar, u përshkrua e gjithë dinamika e ndërhyrjes së forcave speciale në banesën e Zhidros. Pas ekzekutimit të të moshuarit, policia ka gjetur në banesën e tij dhe një sasi eksplozivi, e cila ishte bërë gati për t‘u përdorur kundër oficerëve të forcave speciale RENEA.

/EXPRESS