Rëndohet gjendja shëndetësore e Boki 13, me urgjencë dërgohet në spital


Gazeta Express
8 Tetor 2019 13:36

Bojan Jovanovski – Boki 13, është transportuar me ambulancë në klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar.

Ai sot në mesditë me përcjellje policore u soll në për të dëshmuar si i dyshuari i parë në rastin “Reketi”.

Jovanovski tash e disa muaj është në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa para disa dite Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë më të lehtë.

Në aferën “Reketi”, përveç Boki 13 janë të dyshuar edhe biznesmeni Zoran Milevski- Zoki Kiçeec i cili tashmë është në arrest shtëpiak, si dhe ish-shefi i PSP-së Katica Janeva, e cila gjithashtu është në paraburgim në Shutkë.

Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për larje parash.

Te fundit


Kthehu lart