Rëndohet bilanci në QKUK, 7 pacientë kosovarë në gjendje të rëndë, infektohet edhe një infermiere - Gazeta Express
string(95) "rendohet-bilanci-ne-qkuk-7-paciente-kosovare-ne-gjendje-te-rende-infektohet-edhe-nje-infermiere"

Gazeta Express

08/04/2020 10:03

Rëndohet bilanci në QKUK, 7 pacientë kosovarë në gjendje të rëndë, infektohet edhe një infermiere

Gazeta Express

08/04/2020 10:03

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor, 08.04.2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuar me COVID-19.

40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Lexo Edhe:

Në mjekimin intensiv të klinikës, në gjendje të rënduar janë tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid-19 edhe një infermiere, duke çuar në 5 numrin e të infektuarve.

5 infermieret e infektuara me Covid -19, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave, njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.