Rëndohet bilanci i ngjarjes së Korçës, vdes një person i tretë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 16:37

Krimi i rëndë që tronditi Korçën dy ditë më parë, ka sjellë edhe një tjetër viktimë.

Mësohet se ka ndërruar jetë vëllai i 57 vjeçarit, Gëzim Nako, që u vra në banesë nga kunati

59-vjeçari, Rasim Nako vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por ngjarja e fundit me të afërmin e tij, mund të ketë shkaktuar ndonjë traumë, duke sjellë fundin tragjik.

Kujtojmë që 71 vjeçari, Sefedin Zenellari vrau kunatin e tij, gëzim Nako, i cili sapo ishte kthyer nga SHBA, për shkak se dyshonte ë viktima kishte marrëdhënie me ish-gruan e tij. Më pas, autori, vrau veten në banesë.

Te fundit


Kthehu lart