Sonte u zhvilluan ndeshjet e treta në Grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve.
Nga Grupi A, fitore regjistruan Napoli dhe Liverpooli – me napolitanët që vazhdojnë kryesimin në këtë grup – shkruan Gazeta Express.
Napoli shënoi fitore të thellë në udhëtim te Ajaxi, kurse Liverpooli mposhti Rangersin.

Club Brugge u përkujdes për befasinë e radhës në Grupin B, pasi mposhti Atletico Madridin për të vazhduar si lider në grup – teksa fitore regjistroi edhe Porto përballë Bayer Leverkusenit.

Interi e fitoi kryendeshjen e natës së sotme kundër Barcelonës, të vlefshme për Grupin C. Fitore nga ky grup shënoi edhe Bayern Munichi, që është lider me bilanc të 100% deri më tani.

Marseille mori fitoren e parë në Grupin D pasi mposhti Sporting Lisbonën, derisa Eintracht Frankfurti dhe Tottenham Hotspur luajtën baras.

Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluar sonte:

/Gazeta Express/
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...