Rëndësia e frutave të thata për shëndetin është shumë më e madhe se sa keni menduar - Gazeta Express
string(83) "rendesia-e-frutave-te-thata-per-shendetin-eshte-shume-me-e-madhe-se-sa-keni-menduar"

Rëndësia e frutave të thata për shëndetin është shumë më e madhe se sa keni menduar

Shneta

Gazeta Express

01/12/2020 14:48

Inkurajimi I njerëzve për të ngrënë sa më shumë fruta të thata pa aditivë dhe sheqer, mund të jetë një mënyrë mjaft efektive për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, thonë studiuesit.

Konsumimi I ulët I frutave të thata në ShBA dhe kudo në botë është një kontribues I madh I sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera të lidhura me ushqyerjen.

Lexo Edhe:

Frutat janë një burim I mirë I ushqyesve esencialë, të tilla si fibra dhe kaliumi, të cilat mungojnë tek shumë njerëz. Frutat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese bioaktive që ofrojnë përfitime shtesë shëndetësore.

Hulumtimet e fundit sugjerojnë, që ngrënia e frutave shoqërohet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit të tipit II.

Në bazë të hulumtimeve dhe pyetësorëve të realizuar nga shkencëtarët disa nga faktorët, të cilët I detyrojnë njërëzit të mos përdorin fruta të tilla sipas studiuesive janë: kostoja e lartë, disponueshmëria e kufizuar dhe prishja e shpejtë e tyre.

Studimet kanë zbuluar se inkuadrimi I frutave të thata në dietë kontribuon në një shëndet më të mirë, edhe pse konsumimi I tepërt I tyre mund të jetë I dëmshëm, pasi këta fruta kanë janë të “dendur” me energji.

Gjithsesi, në studimin e fundit shkencëtarët vërejtën efektet e tyre duke I krahasuar disa pjesëmarrës që konsumin vazhdimisht fruta të thata me disa të tjerë që nuk konsumonin. Sipas studimit, grupi I personave që ishin konsumues të këtyre frutave ishin shumë më të shëndetshëm dhe organizmi I tyre ishte më I pasur me vitamina dhe përbërës të tjerë ushqyes në krahasim me grupin tjetër.

Si përfundim, ata thanë se me këtë studim është zbuluar një lidhje më e afërt në mes të një shëndeti të mirë dhe konsumimit të frutave të thata, mirëpo theksojnë se kjo nuk do të thotë që frutat e thata mund t’iu ndihmojnë në shërimin e ndonjë çrregullimi apo sëmundjeje. /Gazeta Express