Remzie Osmani hedh “kunja” për fotografitë me filtera: Në vitet 91’ ne ishim plot stil, dhe e kemi jetu realitetin - Gazeta Express
string(109) "remzie-osmani-hedh-kunja-per-fotografite-me-filtera-ne-vitet-91-ne-ishim-plot-stil-dhe-e-kemi-jetu-realitetin"

Rozë

Gazeta Express

13/04/2021 11:40

Remzie Osmani hedh “kunja” për fotografitë me filtera: Në vitet 91’ ne ishim plot stil, dhe e kemi jetu realitetin

Rozë

Gazeta Express

13/04/2021 11:40

Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani ka hedhur kunja për përdoruesit e filterave në fotografitë e “Instagramit” dhe “Facebook-ut”, shkruan Gazeta Express.

Dje në “Ftesë në 5”, këngëtarja nuk e kurseu as një koment për foton pa filtra të 30 viteve më parë, që e postoi para pak kohësh në instagramin e saj.

Lexo Edhe:

“20 vjeçe, viti 91’… edhe ne ishim plot stil, po shyqyr s’ ka pas Instagram e Facebook e kemi jetu realitetin”, shkruhej në foton në fjalë.

E pyetur nëse kjo foto ishte ndonjë “kunjë” për dikë, Remzia pranoi që po.

“Si fillim e kam për veten time. Del në natyrë, mundohesh të bësh një foto të mirë ta hedhësh në instagram… Vishesh bukur, harron që je vesh për veten tënde dhe hajt të bësh një foto. Kjo s’ vlen vetëm për mua, por për të gjithë. Nëse shkon në det, në mal, në natyrë, harron të shijosh duke u munduar të bësh foto. Është shumë e lodhshme e gjitha. Më ka lodhur ky telefon”, tha ndër të tjera këngëtarja.