Rekord i ri i rasteve me COVID-19, Ministria publikon raportin - Gazeta Express
string(61) "rekord-i-ri-i-rasteve-me-covid-19-ministria-publikon-raportin"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 15:17

Rekord i ri i rasteve me COVID-19, Ministria publikon raportin

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 15:17

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19. Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje, raporton Express.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 12 mijë mostrave.

Lexo Edhe:

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

“Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, të cilat përfshijnë kufizim të orarit të lëvizjes, kufizim të orarit të punës së gastronomisë dhe ashpërsim i rregullave të hyrjes në Kosovë.

Nëse marrin miratimin e Ekzekutivit, këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër./Gazeta Express