Regjisori i Joker nuk morri pagë, por shikoni sa fitoi pas realizimit të filmit


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 0:53

Filmi Joker pas shfaqjes nëpër kinematë anëkënd botës, fitoi më shumë se një miliard dollarë…por ai që fitoi më se shumti është regjisori Todd Phillips edhe pse ai e punoi filmin pa pagë

Është njëra prej serive më të suksesshme të Joker pasi që për disa javë arriti të fitonte më shumë se një miliard dollarë vetëm në Box Office.

Regjisori Todd Phillips është ai që do të merr shumicën e parave të këtij suksesi, derisa Warner Brothers tashmë kanë ndarë pagën e Joaquin Phoenix, shkruan sot Hollywood Reporter.

Megjithatë thuhet se Todd do të këtë në llogari të tij fiks 100 milionë dollarë, sepse ai nuk kishte pranuar pagë për filmin, por kishte zgjedhur përqindjen në bazë te të ardhura të filmit.

Kjo do të thotë se e bën këtë regjisor me të paguarin e momentin për regjinë e këtij filmi që ka bërë bujë në tërë botën e që prodhohet nga kompania e njohur Warner Brother Pictures Group me kryetar Toby Emmerich. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart