Regjim komunikacioni në rrugën Tetovë – Jegunocë


Gazeta Express
22 Gusht 2019 14:10

Në rrugën rajonale Tetovë- Jegunocë sot do të ketë ndryshim të regjimit në komunikacion për shkak të realizimit të punëve ndërtimore atë pjesë.

Siç ka bërë të ditur LAMM, pas raportimit të Viadukt Trejd, aktivitetet ndërtimore do të zgjasin një ditë.

Trafiku në rrugët tjera të vendit zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe intensitet të shtuar në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Te fundit


Kthehu lart