Refuzohen mbi pesë mijë aplikues për të votuar jashtë vendit


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:33

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilen është bërë e ditur se rreth 35 mijë aplikues jashtë Kosovës janë pranuar nga komisioni qendror i zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme të KQZ u njoftua se janë pranuar 35 mijë e 87 votues potencial jashtë Kosovës ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për regjistrim.

Arsyet e refuzimit janë sepse nuk kanë ofruar dokumentet e nevojshme të kërkuar nga KQZ.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Egzon Dervishi është larguar nga Partia Euroatlantike dhe tani partia ka 43 kandidatë.

“Ne jemi në përfundim të të dhënave së shpejti do të vijmë më një përfundim të aplikuesve. Egzon Dervishi i cili është tërhequr nga lista e Partisë Euroatlantike. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e tij dhe KQZ-ja miraton kërkesën e tij, tërheqja është më vullnet, Fadil Hajdari do ta zëvendësoj, partia tani ka 43 kandidatë. Gjithsej janë 343 femra 725 meshkuj për kandidatë”, njoftoi ai.

Anëtar i KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se do të rritet numri i votuesve nga 750 në 950 nëpër vendvotime.

Rrustemi ka bërë të ditur se janë rreth 1669 votues jashtë Kosovës të cilët janë në listë, por për shkak të skadencës së dokumentit në vendvotim do të dërgojnë një dokument tjetër me afat.

“Dinamika e votimit nuk e pengon ky numër i votuesve. Nga 750 votues do të rritet 950 nëpër vendvotime. 1669 aplikues jashtë Kosovës të cilët kanë dokumente të Kosovës dhe janë në listën e votuesve. Këta votues kanë skadencë të dokumentit dhe në fazën e votimit duhet të dërgojnë një dokument me afat”, tha ai.

Rrustemi theksoi se Këshilli Zgjedhor ka miratuar doracakun për zgjedhjet e 6 tetorit, siç tha ai doracaku do të ndihmoj në rezultate më të shpejta preliminare në ditën e zgjedhjeve.

Ai me tej njoftoj se janë bërë edhe disa ndryshime të lokacioneve për shkak të objekteve jo më funksionale.

“Këshilli Zgjedhor ka miratuar doracakun për zgjedhjet e 6 tetorit. Nuk ka ndryshime esenciale në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Një ndryshim ka të bëjë me rezultatin e përputhjes së formularit. Ne kemi praktikuar në zgjedhjet lokale por jo parlamentare. Kemi vendos që për të mundësuar rezultate të shpejta preliminare në ditën e zgjedhjeve përveç formularit që plotësohet në votim në fund të procesit për shkak të saktësisë, kjo po e vonon procesin. Prandaj ne kemi miratuar një formular në të cilin doracaku mund të jenë publikoj rezultatet e subjekteve në garë  gjë që e lehtëson punën në rezultate dhe raportim të shpejt. Ndryshimi i lokacioneve të votimit një në Prishtinë dhe Deçan, Lipjan dhe Mitrovicën e Veriut, për shkak se objektet janë jo funksionale”, ka thënë ai.

Te fundit


Kthehu lart