Refugjati nga Afganistani i cili akuzohej për përdhunim të një 11 vjeçareje në Gjermani, mund t’i shmanget gjyqit


Gazeta Express
20 Mars 2019 21:01

Një azil-kërkues, i cili ka qenë i akuzuar për përdhunim të një vajze gjermane, 11 vjeçare, mund të lirohet nga burgu për shkak se avokati i tij thotë se refugjati afgan ka qenë më i ri se 14 vjeç në kohën e incidentit.

Adoleshenti Afgan, i identifikuar vetëm si Mansoor Q. është i dyshuar për përdhunim të një vajze Gjermane në disa raste në Prill dhe Maj të 2018-ës, së bashku me tjerë azil-kërkues. Sipas aktakuzës, Mansoor dhe një tjetër Irakian, identifikuar si Ali Bashar, i cili është gjithashtu në proces gjyqësorë për dy raste, të përdhunimit dhe vrasjes, së pari ka sulmuar viktimën afër një supermarket në Erbenheim, një qytezë në Perëndim të qytetit Wiesbaden.

Supozohet se Mansoor Q. për herë të dytë ka sulmuar dhe përdhunuar të njejtën vajzë së bashku me vëllain adoleshent të Basharit në një zonë malore në Wiesbaden. Sipas aktakuzësm viktima ishte përdhunuar disa herë nga Bashari 22 vjeçar, kur ai edhe e mbylli vajzën në dhomën e kampit të azilantëve.

Gjithsesi djaloshi nga Afganistani mund t’i shmanget gjyqit, për shkak se se sipas provave klienti i tij ka qenë nën 14 vjeç – moshë që nuk mund të ndiqet penalisht.

Procedurat e rregullta kundër Mansoorit priten që të vazhdojnë gjatë muajit Prill. Prokurori Gjerman kërkoi që procesi të mbahej prapa dyerve të mbyllura, citohet “nevojë speciale për mbrojtje” të të akuzuarit dhe viktimës.

Në mënyrë ironike, Mansoor është vetë dëshmitari kryesor, në një përdhunim të profilit të lartë dhe çështje të vrasjes, që e tronditi Gjermaninë në vitin 2018.

Ai e ndihmoi policinë Gjermane për ta gjetur trupin e 14 vjeçares Susanna F., vetëm 12 ditë pasi ajo u shpall e zhdukur dhe në mënyrë të vazhdueshme dha informacione për të dyshuarin për vrasje – “shokun” e tij, Irakianin Ali Bashar.

Bashar më vonë u ndal në vendin e tij nga forcat Kurde të sigurisë, pasi ai tentoi që të largohet nga Gjermania me familjen e tij. Irakiani tani përballet me tre raste gjyqësore, atë të vrasjes së Susanna F., një grabitje me thikë, dhe përdhunimin e 11 vjeçares.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart