Reformë Zgjedhore pa konsensus? Presidenti Meta flet pas takimit me ambasadoren amerikane - Gazeta Express
string(88) "reforme-zgjedhore-pa-konsensus-presidenti-meta-flet-pas-takimit-me-ambasadoren-amerikane"

Reformë Zgjedhore pa konsensus? Presidenti Meta flet pas takimit me ambasadoren amerikane

Gazeta Express

05/06/2020 12:55

Presidenti Ilir Meta tha se opozita nuk ka vendosur kusht të panegociueshëm për negociatat e Reformës Zgjedhore qeverinë tranzitore, ndaj kjo e bën konsensusin tërësisht të mundur nënvzoi kreu i shtetit duke shtuar se shpreson që një marrëveshje të vijë para datës 8 qershor që Komisionit Evropian ta shënojë si hap pozitiv.

Ilir Meta-Tedi-Blushi-keshilltari-ecja-konferenca (6)

Lexo Edhe:

Në një konferencë për mediat pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Presidencë, kreu i shtetit theksoi se “duket që ka një progres nga të gjitha raportimet që janë bërë e duket që cështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elementë që s’duhet të rrezikojnë konsensuesin”.

Meta: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe as nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e tyre dua e apeloj përsëri për konsensus sa më të shpejtë sepse ky është detyrim në radhë të parë ndaj qytetarëve që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre duhet të jetë e lirë dhe e barabartë dhe është detyrim ndaj procesit të integrimit e kam theksuar që data 8 qershor është i rëndësishëm, shpresoj të arrihet që KE të shënojë një lajm pozitiv në drejtim të vendeve anëtare.

Duket që ka një progres nga të gjitha raportimet që janë bërë e duket që cështja ka mbetur për mirëbesim në disa aspekte apo elementë që sduhet të rrezikojnë konsensuesin

Në dijeninë time di që opozita s’ka vendosur si kusht një qeverti tranzitore e mendoj që mos pasja e një kushti të tillë e bën konsensisin tërësisht të mundur e shpesoj të kemi sa më shpejt lajm pozitiv.

Edhe kjo gjë që unë uroj sdo të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar se kushtet kanë të bëjnë edhe me zbatimin e kësaj reforme, si do mbahen zgjedhjet shpresoj të reflektohet sa më shpejt”.