Reforma zgjedhore, OSBE tjetër tentative për të bërë bashkë politikën shqiptare


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 10:39

Në lidhje me reformën zgjedhore, zyra e OSBE-së në Tiranë bën një tjetër tentative për të ulur palët në tryezë.

Mësohet se pasditen e sotme është thirrur një takim në të cilin janë ftuar edhe partitë opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare.

Ende nuk ka një përgjigje nëse opozita jo parlamentare me në krye Lulzim Bashën, do të marrë pjesë në këtë takim, por mësohet se ata do të mblidhen rreth orës 17:30 në selinë blu.

Kujtojmë që opozita ka ngritur një grup paralel në lidhje më këtë çështje, ndryshe nga komisioni që po mbahet në parlament.

Te fundit


Kthehu lart