Në shenjë pakënaqësie për mos mbajtjen e referendumit, serbët protestuan të dielën në Mitrovicën Veriore dhe qytete të tjera.
Gazetare:Arianitë Zhegrova
Po bëhen bashkë te njëra nga vendvotimet më të mëdha të Mitrovicës Veriore.
Mirëpo pas vendimit të Qeverisë për mos mbajtjen e referendumit, serbet nuk do të hyjnë brenda për të votuar.
Nga shkolla teknike u nisën drejt sheshit.
Në këtë formë ata e improvizuan votimin e ndryshimit të kushtetutës në shtetin serb.
Në mesin e qindra qytetarëve që po protestojnë është edhe ministri për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
I cili kërkoi mbështetje të ndërkombëtarëve për serbët e Kosovës.
Rakiq tha pas datës 3 prill do të merren masat të reja nga shteti serb nëse nuk do të lejohen të votojnë herën tjetër.
Pas disa minutave protestë, serbët u larguan.
Disa kilometra larg qendrës, rrugës për në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, u vendosën autoblindat e Njësisë Speciale.
Gjatë ditës, dhjetëra autobusë u nisën drejt Serbisë për të votuar.
Qytetarët serbë nga Kosova, në Rashkë shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim.
Por krahas pakënaqësisë të qytetarëve serbë që nuk pranonin as ta komentonin mos mbajtjen e referendumit, shqiptarët në jug të Mitrovicës u shprehen shumë të kënaqur për vendimin e Qeverisë.
Gjendja në Veriu e Mitrovicës vazhdoi të jetë e qetë gjatë ditës, kurse protesta me numër simbolik pjesëmarrësish pati edhe në disa qytete tjera me shumicë serbe.