Reeves me kënaqësi do të luante ndonjë karakter të Marvel - Gazeta Express
string(57) "reeves-me-kenaqesi-do-te-luante-ndonje-karakter-te-marvel"

Arte

Gazeta Express

20/12/2021 21:04

Reeves me kënaqësi do të luante ndonjë karakter të Marvel

Arte

Gazeta Express

20/12/2021 21:04

“Do të ishte e mahnitshme të jem pjesë e tyre”, ka thënë Keanu Reeves (57) derisa ka folur nëse do të bëhet pjesë e ndonjë karakteri të filmave të Marvel

Keanu Reeves mendon se do të ishte “argëtuese: që t’i bashkohet Marvel Cinematic Universe.

Lexo Edhe:

Aktori 47 vjeçar nuk është i sigurt se ku do të përshtatet ai në seritë e këtij filmi, por ai do të dëshironte që të ishte pjesë e filmave të “mrekullueshëm” të tyre.

“Oh zot, nuk e di! Aktualisht nuk kam një përgjigje”, ka thënë ai kur është pyetur se a do të luante në ndonjë film të Marvel.

“Ka kaq shumë filma dhe regjisorë të mrekullueshëm që kanë krijuar këta filmi. Do të ishte mrekulli që të jem pjesë e tyre”, shtoi aktori.

Keanu ka riluajtur rolin e tij të Neos në “Matrix Resurrections” duke e ringjallur rolin në mënyrë të përkryer bashkë me aktoren,  Carrie-Anne Moss.

Duke folur në premierën e Matrix Resurrections, ai i tha Entertainment Tonight së i pëlqen që të bëjë gjëra të tilla.

“Ka një moment ku ata po përpiqen që të mbijetojnë dhe ne i hidhemi njëri-tjetrit, një hudhje e dashurisë të themi, në ndërtim i e sipër. Është një moment “cool” që këta filma i bën që të duken të bukur”, tha ai.

Carrie-Anne – e cila kthehet në këtë film me rolin e Trinity – vuri në dukje se për këtë lojë “u desh punë e madhe” por ajo pranojë se ajo ishte pak “e tmerruar” gjatë xhirimeve të filmit.

“Mendoj se kërcimi nga një ndërtesë në një tjetër për ta kapur atë është një lojë e madhe, lojë me jetën”, tha ajo. /GazetaExpress/