Redev: Do ta mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte


Gazeta Express
19 Korrik 2019 9:47

Detyra jonë është që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte dhe pa rezervë, theksoi presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm të Bullgarisë jashtë vendit në Sofje, njofton Koha.mk

Radev, siç transmetojnë mediat bullgare, ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe zhvillohen mirë dhe se tejkalohen konfliktet e bllokuara dhe konfrontimet nga e kaluara.

“Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë praktikisht e hapi derën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria duhet të jetë dhe është shteti që më tepër e mbështet Maqedoninë e Veriut, ky është detyrimi ynë ndaj vëllezërve tanë atje, por është e qartë se mbështetja nuk është e pakushtëzuar dhe pa rezervë. Duhet të jemi të sinqertë se qartë t’i vendosim linjat e kuqe”, thotë Radev.

Sipas tij, nëse pala e Maqedonisë angazhohet për BE-në të ndërtojë marrëdhënie të mira .

“Ka punë lidhur me librat shkollorë, librat, mediat, botuesit dhe televizionet që të pastrohet gjithë ajo që na largon njëri nga tjetri. Emocionet personale na ndihmojnë për atë. Nevojitet angazhim më i madh i institucioneve”, theksoi Radev.

Rumen Radev paralajmëroi se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në shtator me siguri do ta vizitojë Bullgarinë që do të jetë mundësi për përforcim shtesë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Te fundit


Kthehu lart