Reçica: Hajdari veç sa s'tha fëmija ma ka shkelur kerrin - Gazeta Express
string(54) "recica-hajdari-vec-sa-stha-femija-ma-ka-shkelur-kerrin"

Gazeta Express

06/07/2022 22:02

Reçica: Hajdari veç sa s’tha fëmija ma ka shkelur kerrin

Gazeta Express

06/07/2022 22:02

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka ironizuar me deklaratën  ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari pas një aksidenti komunikacioni ku ishte përfshirë.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila kishte aksidentuar një fëmijë në rrugët e kryeqytetit, kishte thënë se “një fëmijë u hodh në veturën” e saj.

Lexo Edhe:

“Ka dalë, qysh ka thënë bukfalisht, vërtetë është për t’u turpëruar. Ajo veç që s’ka thënë fëmija ma ka shkelur kerrin”, ka thënë ai në Pressing.

Reçica ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë privilegj për zyrtarët e pushtetit. Ai ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë për çfarëdo shkelje që bëjnë ata.

“Nuk duhet të ketë, absolutisht, asnjë privilegj askush. Fëmijë ka qenë, në vend se me dalë me marrë përgjegjësi.. të gjithëve na ndodh. Ne jemi në komunikacion gjithmonë”, ka thënë Reçica. /GazetaExpress