Receta që kuron tharjen e lëkurës gjatë dimrit gjendet në kuzhinë - Gazeta Express
string(65) "receta-qe-kuron-tharjen-e-lekures-gjate-dimrit-gjendet-ne-kuzhine"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/12/2020 14:29

Receta që kuron tharjen e lëkurës gjatë dimrit gjendet në kuzhinë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

20/12/2020 14:29

Gjatë periudhës së ftohtë, asgjë nuk është më e sikletshme sesa lëkura e thatë dhe të çarat e duarve. Dhe periudha më e ftohtë e vitit është gjithmonë favorizuese për tharjen e lëkurës.

Nëse ke menduar se tharja është e pashmangshme, po do të provosh ndonjë prej këtyre mënyrave, rezultatet do të jenë vërtet befasuese. Para se të vraposh për në farmacinë më të afërt për të kërkuar kremin, kalo një herë nga kuzhina. Aty janë përbërësit që të duhen për lëkurë të butë.

Lexo Edhe:

Ja cilët janë tre përbërësit që do të të ndihmojnë për duar të buta në dimër:

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një nga produktet e kuzhinës i cili bën mrekulli për lëkurën. Duke e përdorur për duart, vlerat shtohen, sepse është një antioksidant i shkëlqyer dhe të gjitha acidet yndyrore që lë në lëkurë e mbajnë atë të butë dhe të hidratuar.

1. Përzje një lugë kafe me sheqer dhe disa pika vaj ulliri dhe masazhoji duart për 5 minuta. Scrub-i ka efekt pastrimi. Largon lëkurën e vdekur dhe e zbut atë menjëherë. Nëse i ke vërtet problematike duart, bëje këtë trajtim deri dy herë në ditë.

Tërshëra (e imët)

Është një pastrues natyral shumë i mirë dhe shërben si esfoliant, është e pasur me proteina. Pastron dhe hidraton mjaft mirë.

2. Përgatit një përzierje me dy lugë gjelle tërshërë, një lugë gjelle mjaltë dhe pak ujë. Përzieje mirë derisa të krijohet një lloj paste. Mashazhoji duart me këtë scrub të krijuar duke bërë lëvizje rrethore. Lëre të thahet maskën për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlaji duart me ujë të ngrohtë. Rekomandohet një herë në javë.

Vaji i arrës së kokosit

Njihet për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore, të cilat luftojnë tharjen e lëkurës. Në fakt, vaji i arrës së kokosit ndihmon edhe për irritimet e lëkurës edhe nga rrezet e dëmshme të diellit.

3. Me pak vaj kokosi ektra të virgjër (sasia nuk duhet të jetë më shumë se 4 lugë gjelle), masazhoji duart për rreth 5 minuta duke bërë lëvizje rrethore. Rekomandohet ta bësh këtë para se të shkosh në shtrat. Mund ta mbash gjatë gjithë natës. Rekomandohet një herë në javë.