Receta e lashtë japoneze me vezë që përmirëson problemet me kockat - Gazeta Express
string(66) "receta-e-lashte-japoneze-me-veze-qe-permireson-problemet-me-kockat"

Receta e lashtë japoneze me vezë që përmirëson problemet me kockat

Gazeta Express

26/05/2020 11:06

Janë të shumta recetat popullore që nuk njohim. Në këtë rast, na vjen nga Japonia. Përzierja e vezës duket se është e dobishme jo vetëm për dhembjet e kockave por edhe për gjendjen e këputjes. Ja si të veproni për të përfituar prej saj:

Lajeni mirë vezën dhe vendoseni në një gotë, në të cilën më parë keni vendosur 150 ml uthull molle.

Lexo Edhe:

Lëreni të qëndrojë për shtatë ditë. Gjatë kësaj kohe lëvorja e vezës do të shpërbëhet dhe do të mbetet vetëm një cipë e hollë që mban të bardhën dhe të verdhën e vezës.

Hiqeni këtë cipë dhe pjesën e brendshme vendoseni në gotën me uthull molle dhe përzijeni mirë.

Konsumojeni këtë përzierje tre herë në ditë nga 10 ml, duke e hedhur atë në një gotë me ujë të ngrohtë.

Ky lëng kremoz është shumë i mirë për shëndetin e kockave dhe të jep energji. Në këtë mënyrë trupi ynë mund t’i marrë të gjitha vitaminat e dobishme, proteinat dhe kalciumin nga veza.