Rebic nis stërvitjen me Milanin


Gazeta Express
12 Shtator 2019 20:18

Ante Rebic ka nisur zyrtarisht stërvitjen me Milanin, teksa prezantimi do të bëhet vetëm ditën e premte, duke qenë se impenjimet me kombëtaren e Kroacisë e penguan që të takohej me trajnerin Giampaolo dhe të dilte përpara medieve.

Kështu, sulmuesi kroat që u transferua nga Frankfurt në shkëmbim me Andre Silvan, që bëri rrugën e kundërt për në Gjermani, është njohur me shokët e ekipit dhe sigurisht që llimisht ka folur me Rodriguez, i cili di gjithashtu gjermanisht.

Por, Rebic ka marrë edhe udhëzimet e para nga trajneri Giampaolo, që ka një plan për të. Të jetë forca shtytëse e sulmit për të liruar Piatek.

Pikërisht polaku duhet të zhbllokohet. Por, Rebic pritet të jetë vetëm në stol në sdën ndaj Veronas, në “Bentegodi”, për t’u hedhur në fushë në pjesën e dytë. Castillejo pritet titullar, pasi këto ditë u stërvit me grupin, teksa të tjerët ishin me kombëtaret.

Në planin e Giampaolos, Rebic përfaqëson atë sulmues që di të marrë topin në krah dhe të qendërzohet, ose të kthehet deri në mesfushë dhe të bëjë rolin lidhës mes reparteve, për të mos e larguar shumë Piatek nga porta kundërshtare.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart