“Rebelohet” Ter Stegen, gjermani mund ta bllokojë “pazarin” e Barçës - Gazeta Express
string(63) "rebelohet-ter-stegen-gjermani-mund-ta-bllokoje-pazarin-e-barces"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2025 11:11

“Rebelohet” Ter Stegen, gjermani mund ta bllokojë “pazarin” e Barçës

Futboll

Gazeta Express

05/08/2025 11:11

Andre Ter Stegen është bërë një problem për Barcelonën.

Derisa gjiganti katalunas është i angazhuar me turneun veror në Azi, portieri gjerman është duke e bllokuar “pazarin” e transferimeve të “Blaugrana”.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo: raporton se përfaqësuesi gjerman ka vendosur të mos e nënshkruajë autorizimin për t’i paraqitur të dhënat mjekësore në lidhje me operimin e tij në shpinë, të kryer më 29 korrik, në Komisionin Mjekësor të La Ligas, përcjell “Gazeta Express”.

Dhe, ky veprim mund të ndikojë drejtpërdrejt në transferimet e kampionit aktual të Spanjës.

Më saktësisht, problemi qëndron tek periudha e rikthimit të tij në fushën e blertë.

Ter Stegen kishte deklaruar se do t’i mjaftonin tre muaj për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Hansi Flick, por klubi spanjoll beson se atij do t’i duhen edhe dy muaj të tjerë për të qenë gati.

Mos nënshkrimi i raportit nga ana e Ter Stegen është legjitim, por që mund të shkaktojë dëme financiare tek klubi i tij aktual.

Ndër të tjera, firmosja e kontratës me Barçën nga një futbollist përfshin një numër të madh detyrimesh dhe pajtueshmëri me rregullat e caktuara nga klubi, të cilat, nëse nuk respektohen, mund të çojnë në masa disiplinore dhe madje edhe ligjore.

Nëse Ter Stegenit do t’i nevojitej një kohë më e gjatë për t’u rikuperuar, Barça do ta transferonte portierin e Espanyolit, Joan Garcia. /Gazeta Express