Reali pa kapitenin kundër Sevillas, por kthehet Benzema - mungojnë Bale, Valverde, James...! - Gazeta Express
string(83) "reali-pa-kapitenin-kunder-sevillas-por-kthehet-benzema-mungojne-bale-valverde-james"

Reali pa kapitenin kundër Sevillas, por kthehet Benzema – mungojnë Bale, Valverde, James…!

Gazeta Express

17/01/2020 16:56

Reali do të luajë me shumë mungesa të shtunën kundër Sevillas… lajmi i mirë është rikthimi i Karim Benzemas.

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar dhe mungon kapiteni, Sergio Ramos, që ka disa shqetësime të lehta që nga finalja e Superkupës së Spanjës.

Lexo Edhe:

As Gareth Bale nuk është gati, ani pse është stërvitur normalisht të premten me pjesën tjetër të skuadrës.

Derisa do të mungojë edhe Fede Valverde, njeriu më i përfolur këto ditë për atë ndërhyrje në Alvaro Moratën në finalen e Superkupës së Spanjës ku triumfoi Reali.

Për arsye dëmtimi do të mungojnë edhe Eden Hazard dhe Marco Asensio, derisa lajmi i mirë është rikthimi i Karim Benzemas.

Odriozola, James Rodriguez e Mariano janë lënë jashtë për arsye teknike, raporton Gazeta Express.

Lojtarët e ftuar nga Zizu:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Marcelo y Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro e Isco.
Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jović, Brahim, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.