Reali nuk gabon kësaj radhe, presion Atleticos - Gazeta Express
string(45) "reali-nuk-gabon-kesaj-radhe-presion-atleticos"

Sport

Gazeta Express

13/05/2021 23:51

Reali nuk gabon kësaj radhe, presion Atleticos

Sport

Gazeta Express

13/05/2021 23:51

Real Madridi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Granada për t’i bërë presion Atletico Madridit në garën për titullin e La Ligës.

Real Madridi vazhdon të jetë në garë për titull në Spanjë.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se jo tashmë në dorën e Los Blancos, Real ka kryer punën e saj dhe do të luftojë deri në sekondën e fundit për La Ligën.

Të besuarit e Zinedine Zidane triumfuan 4-1 në udhëtim te Granada dhe i janë afruar në dy pikë Atletico Madridit, që duhet t’i fitojë dy finalet e mbetura për t’u shpallur kampion.

Reali, pavarësisht se luajti me shumë mungesa, bëri paraqitje më pozitive në krahasim me Sevillën dhe në fund mori pikët e dëshiruara.

Luka Modric, Rodrygo, Karim Benzema dhe Alvaro Odriozola shënuan për Realin, derisa për Granadën Molina.

Real ka shkuar tashmë në kuotën e 78 pikëve, derisa Atletico ka 80. /Gazeta Express/