Reali interesohet për Harry Kanen


Gazeta Express
20 Shtator 2019 17:14

“Los Blancos” janë në kërkim të një sulmuesi të madh për sezonin e ardhshëm dhe duket se e kanë veçuar yllin e Tottenhamit, Harry Kane

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi, i cili do t’i bënte konkurrencë Karim Benzemas, shkruan Gazeta Express.

Dhe, presidenti Florentino Perez duket se e ka gjetur sulmuesin e madh të cilin e do në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediumit “Don Balon”, kreu i klubit madrilen synon ta transferojë tek “Los Blancos” sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane verën e ardhshme.

Shefi i klubit madrilen po brengoset me numrin e vogël të golave që po i shënon ekipi aktual i Zinedine Zidane, prandaj e sheh përfaqësuesin anglez si zgjidhje ideale.

Kane i ka realizuar 4 gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Tottenhamin këtë sezon, ndërsa u tregua “vrasës” edhe në ndeshjet kualifikuese të shtatorit me Anglinë: kundër Bullgarisë realizoi tri herë dhe ndaj Kosovës një herë.

Ai ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian viteve të fundit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart