Reali humbjen e fundit në finale e ka pësuar nga Liverpooli, çfarë kishte ndodhur në atë ndeshje 41 vjet më parë? - Gazeta Express
string(111) "reali-humbjen-e-fundit-ne-finale-e-ka-pesuar-nga-liverpooli-cfare-kishte-ndodhur-ne-ate-ndeshje-41-vjet-me-pare"

Reali humbjen e fundit në finale e ka pësuar nga Liverpooli, çfarë kishte ndodhur në atë ndeshje 41 vjet më parë?

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 12:02

Dyzetenjë vjet pas përballjes së tyre në qytetin e bukur të Parisit, Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sërish në kryeqytetin francez.

Kësaj radhe, këto dy skuadra do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra angleze dhe ajo spanjolle ishin takuar në finale të kësaj gare edhe më 27 maj të vitit 1981. Në atë kohë gara quhej “Kupa Evropiane”.

Edhe finalja e atij viti ishte luajtur në Paris, por në stadiumin “Parc des Princes”.

Ajo ndeshje ishte fituar 1:0 nga “Të Kuqtë”, falë një goli të shënuar nga ish-mbrojtësi anglez, Alan Kennedy, në minutën e 82-të.

Për Real Madridin ishte hera e tretë që pësonte humbje në finale, por e fundit që nga ajo kohë.

Kurse, për Liverpoolin ishte hera e tretë që e fitonte titullin e kampionit evropian.

Formacionet nga ajo ndeshje mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme, teksa video-përmbledhjen duke klikuar KËTU.

Mbetet të shihet sonte se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Stade de France”. /Gazeta Express/