Reali do ta shesë lirë Jamesin - Gazeta Express
string(30) "reali-do-ta-shese-lire-jamesin"

Gazeta Express

06/07/2020 16:40

Reali do ta shesë lirë Jamesin

Gazeta Express

06/07/2020 16:40

Gjiganti spanjoll është i gatshëm të ndahet me mesfushorin kolumbian, duke e shitur atë për vetëm 25 milionë euro

Real Madridi është i vendosur për ta shitur James Rodriguezin gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Madje, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm ta shesin mesfushorin kolumbian për vetëm 25 milionë euro.

Ish-futbollisti i Portos, Monacos e Bayern Munichut ka kontratë vetëm edhe një vit me liderin e La Ligas.

Reali e ka përgjysmuar kërkesën e tij vetëm për ta hequr dorë nga përfaqësuesi kolumbian.

Klubet e Premierligës, Everton, Arsenal, Manchester United e Wolverhampton janë të interesuar për futbollistin ofanziv.

Atë e do edhe Napoli në Itali. /Gazeta Express/