Real Madridi ka publikuar listën me futbollistët e ftuar nga Carlo Ancelotti për finalen e Superkupës së Evropës.
Real Madridi, skuadra fituese e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, në finale të Superkupës do të përballet me Eintracht Frankfurtin, që triumfoi në sezonin e fundit të Ligës së Evropës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.
Lista me të ftuarit nga Ancelotti për këtë finale:
Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Luis Lopez.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Jesus Vallejo, Nacho, Antonio Rudiger, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Lucas Vazquez, Dani Ceballos, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga
Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Marco Asensio, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Mariano Diaz. /Gazeta Express/
?✅ ¡Nuestros convocados para la Supercopa de Europa!#SuperCup pic.twitter.com/IwYGEI1G9b
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 9, 2022