Real Madridi nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës mbrëmë kundër PSG-së


Gazeta Express
19 Shtator 2019 10:58

Se Real Madridi pati një paraqitje të tmerrshme që rezultoi me humbje të turpshme 3:0 kundër Paris Saint-Germain të martën në Ligën e Kampionëve, tregon edhe fakti se djelmoshat e Zinedine Zidane nuk e patën asnjë goditje në kornizën e portës kundërshtare tërë ndeshjen.

Ish-portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk pati aspak punë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me PSG-në, pasi ish-bashkëlojtarët e tij nuk qenë në gjendje ta bënin qoftë edhe një goditje brenda kornizës së portës së tij në ndeshjen e gazës grupore në Paris, raporton Gazeta Express.

Real Madridi, në fakt, i pati dy raste, Karim Benzema dhe Gareth Bale shënuan, por golat e tyre u anuluan, njëri për lojë me dorë dhe tjetri për faull.

Sipas OptaJose, kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që 13 herë kampioni i Evropës nuk bën qoftë edhe një goditje brenda kornizës së portës kundërshtare.

Ndërkohë, PSG-ja i pati 10 goditje në drejtimin të portës së Thibaut Courtois, pesë prej tyre brenda kornizës, ndërsa tri brenda rrjetës. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart