Real Madridi ndalet në shtëpi nga Sociedadi - Gazeta Express
string(43) "real-madridi-ndalet-ne-shtepi-nga-sociedadi"

Real Madridi ndalet në shtëpi nga Sociedadi

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 23:01

Real Madridi është ndalur me barazim në shtëpi nga Real Sociedadi.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 20-të nga La Liga.

“Los Blancos” e kishin posedimin e topit në shumicën e kohës, teksa krijuan edhe më shumë raste shënimi, por nuk ia dolën edhe të shënonin

Ky barazim më së shumti i shkon përshtati Barcelonës, që tani prin në tabelë me pesë pikë më shumë se Real Madridi.

Kampionët në fuqi spanjollë janë në pozitën e dytë me 42 pikë.

Real Sociedadi renditet i treti me 39 pikë. /Gazeta Express/