Real Madridi i pandalshëm, vazhdon me fitore në La Liga - Gazeta Express
string(54) "real-madridi-i-pandalshem-vazhdon-me-fitore-ne-la-liga"

Real Madridi i pandalshëm, vazhdon me fitore në La Liga

Futboll

Gazeta Express

04/12/2021 22:53

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Sociedadit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa e dyta nisi direkt me to, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ishte Vinicius Junior i cili realizoi golin në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asistimit të Luka Jovic.

10 minuta më pas, sulmuesi serb realizoi pas asistit të Casemiros.

Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon të prijë i vetëm në tabelë me 39 pikë, ndërsa Sociedadi mbetet i pesti me 10 pikë më pak. /Gazeta Express/