Real Madridi fiton derbin në Spanjë këtë javë - Gazeta Express
string(45) "real-madridi-fiton-derbin-ne-spanje-kete-jave"

Real Madridi fiton derbin në Spanjë këtë javë

Gazeta Express

18/01/2020 18:18

Real Madridi e ka mposhtur Sevillan me rezultat 2-1, duke e kaluar Barcelonën për tri pikë në rënditje. Casemiro ishte hero i Los Blancos pasi që shënoi dy golat për skuadrën e Zinedine Zidane

Real Madridi ia ka dalur që të fitojë në ndeshjen e radhës në La Liga ku e ka mposhtur me rezultat 2-1 Sevillan.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola, edhe pse Real Madrid sulmoi më shumë se Sevilla.

Në pjesën e dytë ishte një show nga Casemiro.

Fillimisht ai shënoi golin e parë në minutën e 57, një gol i bukur me parabollë pas një kombinimi të tij me sulmuesin serb, Luka Jovic.

Por mysafirët reaguan shpejt dhe Luke de Jong shënon gol të bukur në minutën e 64-të.

Kësaj radhe Casemiro do të shënonte me kokë në minutën e 69-të pas një krosimi maestral të Lucas Vazquez.

Me këtë fitore Real Madrid është në pozitën e parë me 43 pikë, tri më shumë se Barcelona që luan nesër në pozitën e dytë.

Ndërkohë, Sevilla ruan pozitën e katër me vetëm 35 pikë. /GazetaExpress/