Real Madridi e prezanton Jovicin me lajmin e Gazetës Express


Gazeta Express
12 Qershor 2019 14:33

Gjatë prezantimit të Luka Jovicit si sulmuesin më të ri të skuadrës, Real Madridi e postoi edhe lajmin e publikuar nga Gazeta Express në mesin e raportimeve për transferimin e këtij futbollisti nga Eintracht Frankfurti.

Më 4 qershor, Real Madridi e zyrtarizoi transferimin e Luka Jovicit nga Eintracht Frankfurti, ndërsa sot e prezantoi ata para tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Para se të fillonte prezantimi, 21-vjeçari e vizitoi dhomën e trofeve të Real Madridit, ku gjenden edhe 13 trofetë e Ligës së Kampionëve. Pas kësaj, ai doli në fushën e stadiumit.

Jovicit iu shfaq edhe një videot nga golat e tij më të mira dhe rrugëtimin e tij në botën e futbollit që nga debutimi e deri te transferimi në Real Madrid. Në mesin e mediave të cilat shfaqen se kishin raportuar për këtë transferim ishte edhe Gazeta Express.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i klubit, Florentino Perez, doli në skenë dhe e lavdëroi sulmuesin e ri të Real Madridit.

“E kemi para vetes njërin ndër sulmuesit më të mrekullueshëm të Evropës, që po e realizon ëndrrën e tij. Faleminderit që e ke zgjedhur këtë skuadër”.

Edhe Jovici u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, kur i erdhi radha për të folur.

“Jam djaloshi më i lumtur në botë që kam nënshkruar kontratë me këtë klub të madh. Do të japë gjithçka për t’i ndihmuar Real Madridit të fitojë tituj”.

Prezantimi përfundoi si zakonisht, duke i bërë disa fotografi me fanellën e tij të re. Megjithatë, fanella që Jovici e mbante në duar nuk kishte numër prapa.

Sulmuesi serb u buzëqeshte dhe ua bënte me sy të pranishmëve në atë dhomë, në mesin e të cilëve ishte edhe Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Katarina Lalic. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart